Me urdhër të prokurorisë, policia kanë ndërmarrë një aksion për arrestimin e personave të dyshuar në lidhje me tragjedinë e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.
Sipas informacioneve të para, në mesin e të arrestuarve janë ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski, si dhe kryetari i dorëhequr i komunës, Ljupço Papazov.
Prokuroria Publike ka njoftuar se operacioni për arrestimin e personave të përfshirë do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit nesër.
Më 17 mars, Papazov është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit, ku ka dhënë sqarime dhe informacione.
Ratko Dimitrovski ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Koçanit nga viti 2009 deri në vitin 2017, ndërsa Nikolço Iliev nga viti 2017 deri në vitin 2021.
Hetimet për tragjedinë në klubin “Pulse” vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë premtuar transparencë dhe ndëshkim për përgjegjësit.