Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dyshnik të Beratit, ku dy persona humbën jetën pasi u asfiksuan nga gazi në pusin e ujit të pijshëm, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Kamber, Neimdhe Gentian Hoxha, 75, 40 dhe 44 vjeç, kanë mbetur të bllokuar brenda pusit, ku ishin futur për pastrimin dhe thellimin e tij.
Mësohet se pusi ishte i familjes së Kamberit, i cili ishte futur dhe i pari. Ndërsa pas tij në ndihmë ka shkuar nipi Gentiani që gjithashtu ka mbetur i bllokuar në pus.
Detaje të reja priten që të hedhin dritë mbi ngjarjen.





