Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në homazhet e mbajtura në Pallatin e Kulturës në Durrës ka marrë pjesë paraditen e sotme edhe Presidenti Ilir Meta.
"E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar Familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme.
Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme.
Detyrimi ynë për t'u qëndruar pranë gjithmonë!", shkruan Kreu i Shtetit në Facebook,





