Gjykata italiane ka dhënë 30 vjet burg për Muhamed Vrapin, 63-vjeçarin shqiptar i cili në qershor të vitit të shkuar vrau bashkëshorten e tij Diana Koni Vrapi.
Vrapi e goditi bashkëshorten e tij mbi 15 herë me thikën e kuzhinës. Motivet e këtij krimi nuk u sqaruan kurrë plotësisht. Mes tyre kishte pasur debate të vazhdueshme, një fakt ky që në kohën e vrasjes u pohua edhe nga fëmijët e tyre.
Vetë i pandehuri pretendoi se bashkëshortja ishte xheloze dhe atë ditë humbi durimin. Megjithatë, siç shkruajnë edhe mediat italiane, të gjitha këto aludime nuk u sqaruan kurrë deri në fund, të paktën për publikun.
Vrasja makabre ndodhi në Busto Arsizio, ku çifti nga Durrësi kishte emigruar drejt Italisë fqinje vite më parë dhe kishin 3 fëmijë.





