Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar, pasi i u helmuan nga monoksidi i karbonit. Ata ishin të njohur dhe të dashur nga e gjithë komuniteti i Porcarit, aty ku familja jetonte dhe ishin quajtur një familje e integruar dhe e vlerësuar nga të gjithë ata që i njihnin.

Viktimat ishin të njohur për angazhimin e tyre dhe jetën e përditshme. Arti Kola ishte punëtor në një kompanie lyerjeje, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte nxënëse.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ka reaguar i tronditur në rrjetet sociale. Ai theksoi se kjo ishte një humbje e madhe për komunitetin, ndërkohë pohon se kjo tragjedi ishte e ngjashme me atë të familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992.