Këtë të mërkurë, një gomone u përmbyt në kanalin Anglez, ku si pasojë humbën jetë 4 emigrantë.

Gazetari Ervin Gjonaj, në Britaninë e Madhe ka treguar detajet rreth kësaj ngjarje tragjike.

Në një lidhje direkte për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Gjonaj tha se Britania e Madhe është shumë e rezervuar në detajet e ngjarjes, por mësohet se njëri prej tyre ka kërkuar përkthyes të gjuhës shqipe në spital, gjë që i është mundësuar.

Një i mbijetuar ka kërkuar përkthyes të gjuhës shqipe ndaj është cilësuar si shqiptar. Mendohet se është vetëm 1, por mund të kenë qenë edhe të tjerë që kanë folur anglisht.

Ministria e Brendshme nuk jep asnjë detaje se gjendja e të mbijetuarve është kritike. Nesër pritet që sekretarja e Brendshme, Breveman të raportojë lidhur me këtë çështje në parlament”, tha gazetari.