Janë identifikuar katër turistët rus të cilët u asfiksuan në saunën e një hoteli në Qerret.

Mësohet se viktima kanë mbetur shtetasit rus Natalia Burenkova, 58-vjeçe, Sergei Burenkov, 60-vjeç, Nikita Belousov, 37-vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31-vjeçe.

Ata u gjetën të pajetë rreth orës 22:20 nga recepsionisti i hotelit, i cili kishte tentuar të komunikonte me ata, por nuk kishte marrë përgjigje. Më pas recepsionisti ka shkuar për t’iu ofruar shërbim, ku dhe ka kuptuar se turistën kishin ndërruar jetë.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, -është shprehur punonjësi i hotelit.

Viktimat ishin dy bashkëshortë, vajza e tyre dhe dhëndëri.