Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Koçan mbrëmjen e djeshme, ku shoferi i ambulancës i cili trasportoi të lënduarit nga zjarri i mëngjesit të djeshëm ka ndërruar jetë.
Shoferi i njërës prej ambulancave në Koçan ndërroi jetë pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë, duke transportuar personat e lënduar nga zjarri.
Ai fjeti për të mos u zgjuar më, sipas medias vendase.
Kolegët dhe punonjësit në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, të cilët ende janë të tronditur nga ngjarja, sot i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre.