Thellohet tragjedia në familjen Gjoka të Lezhës, ku më 4 qershor të këtij viti shpërtheu bombola e gazit dhe plagosi rëndë katër anëtarë, të cilët ndërruan jetë njëri pas tjetrit.

Mësohet se edhe djali 12-vjeçari, Enriko Gjoka nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës së mjekëve italiane, ku dhe po kurohej në shtetin fqinj për shkak të shkallës së rëndë të djegieve.

Pak ditë më parë, u nda nga jeta edhe nëna e tij, Alketa Gjoka 40 vjeçe. Ndërsa në fillim të muajit gusht u ndanë nga jeta edhe vajzat e tjera të familjes Gjoka, Daniela 19 vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe.

Me humbjen edhe të Enrikos, shkon në 4 numri i viktimave nga tragjedia e Velipojës që ndodhi në hotelin e familjes Gjoka pati shpërthim gazi.

Të katërt anëtarët e familjes Gjoka morën fillimisht mjekim në QSUT dhe më pas u dërguan në Itali për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. Por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk mbijetoi.