27shtator 2015 – Përfundon me tre viktima ngjarja e sotme në Shijak. Dritan Petova, 41 vjeç, i dha fund jetës pas gati 7 orësh në shtyllën e lartë, pranë radiostacionit të fshatit Rreth.

Ndërsa policia po tentonte për ta bindur që të dorëzohej dhe të zbriste Petova ka qëlluar veten, me të njëjtën armë që në mëngjes vrau gruan, Zara Petova dhe vjehrrin, Ismail Leka.

Çifti kishte dy fëmijë dhe gruaja, për shkak të problemeve të alkoolit, kishte kërkuar divorcin.

Trupi i viktimës është ende në shtyllë, ndërsa arma ka përfunduar në tokë pas vetëflijimit.

/portali DurresLajm/