24shtator 2015 – Lajmi i hidhur tragjik për sulmuesin Eri Lamçja ka prishur sot atmosferën edhe në skuadrën e “djemve të detit” të Teutës, në prag të ndeshjes ndaj bardhebluve të Tiranës.Familja e 21-vjeçarit elbasanas është goditur nga një fatkeqësi me përmasa tragjike. Eshtë mësuar, se vëllai i Erit, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali, çka është përjetuar rëndë nga sulmuesi i Maganit.

Shokët e tij të skuadrës durrake kanë nxituar menjëherë sapo kanë mësuar lajmin për t’i gjendur pranë shokut të tyre, për ta ngushëlluar dhe ndihmuar që ai ta përjetojë sa më lehtë një dramë të tillë familjare. Nën peshën e zymtësisë së këtij lajmi tragjik për shokun e tyre, futbollistët e skuadrës durrsake kanë vijuar përgatitjet pasdite për ndeshjen ndaj bardhebluve të Tiranës, e cila do të luhet të shtunën, më 26 shtator, në orën 19:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

/portali DurresLajm/