DURRËS, 27 TETOR 2014–  Tragjedi në futbollin afrikano-jugor. Portieri i kombëtares dhe i skuadrës vendase Orlando Pirates Senzo Meywia është ndarë nga jeta pasi u qëllua me armë zjarri në hyrje të baneses se tij ne Johannesburg. Lajmi u konfirmua nga federata afrikano-jugore e futbollit SAFA. Mbrojtësi ekstrem i portës sic bëjnë të ditur mediat vendase u përfshi në një tentativë vjedhjeje e cila përfundoi në mënyrën më të keqe për të. Sipas policisë afrikano-jugore Meywia ndodhej në shtëpinë e tij në Vosloorus, në periferi të Johannesburgut kur reth orës 20 të mbrëmjes dy persona të armatosur hynë brenda në banesë ndërsa një i tretë qëndronte në gadishmëri jashtë saj. Grindja që shpërtheu mes Meywias dhe këtyre dy personave që kishin hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur ishte fatale për 27-vjecarin. Vrasësit më pas u larguan ndërsa në banesë kishte edhe persona të tjerë të afërm të portierit që mbetën të padëmtuar. Policia është vënë në ndjekje të vrasësve duke vënë në dispozicion edhe një cek të bardhë prej 11 mijë Eurosh për ata persona që mund të ndihmojnë në arrestimin e tyre. Të Shtunën Meywia kishte zbritur në fushë në humbjen 4-1 të skuadrës së tij Orlando Pirates ndaj Ajaxit të Cape Town-it. 27-vjecari ishte duke zhvilluar një sezon të madh falë edhe grumbullit nga Bafana Bafana, kështu quhet kombëtarja e futbollit të Afrikës së Jugut.