20-vjeçari A.L. nga Shqipëria, dje në mbrëmje, është gjetur i vdekur në Tetovë, Maqedoni, vdekje kjo që dyshohet të ketë ardhur si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Drenovec”, ku 20 vjeçari ishte duke qëndruar me dy djem të tjerë, po ashtu nga Shqipëria.
Mësohet se i riu shkoi në banjo dhe pas një kohe u gjet në dysheme nga njëri prej miqve të tij, që më pas bëri thirrje për ndihmë. Sipas dëshmisë së shokëve të tij E.S., 24 vjeç dhe G.C, 25 vjeç, ai ka vdekur në banjo duke bërë dush, ndoshta nga goditja e rrymës elektrike.
Vdekja e djalit u konstatua nga mjeku ligjor. Në vendin e ngjarjes për inspektim shkoi dhe prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës dhe trupi u dërgua për autopsi./Tetova sot





