Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e Vitit të Ri në Angli. Policia britanike bën me dije se Fatjon Oruçi u gjet i vdekur në rrugë në qyetezën e Rotherham ditën e Vitit të Ri.
Mësohet se Fatjon Oruci, nga Londra u gjet i vdekur në orën 1:20 të mëngjesit të së shtunës, më 1 janar, në Doncaster Road pas një sherri që ishte përfshirë.
Ai kishte marrë plagë të shumta në trup pas një sherri të madh ku ishte therë me thika.
Policia e South Yorkshire tha se familja e Fatjonit është informuar dhe aktualisht po merr mbështetje.
Policia arrestoi dy persona në Londër pasditen e 1 janarit – një grua, 20 vjeç dhe një burrë, 26 vjeç. Ata janë liruar më pas nën hetim ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Një burrë tjetër, 23 vjeç, nga Rotherham, u arrestua më 4 janar, por për shkak të mungesës së provave ai është liruar që atëherë pa marrë asnjë veprim të mëtejshëm, tha Policia e Yorkshire të Jugut (SYP).
Hetimi i policisë është në vazhdim dhe oficerët janë ende duke inkurajuar këdo që mendon se mund të ndihmojë me hetimin të dalë përpara.





