Një 39-vjeçar në Brazil ka filmuar vdekjen e tij, teksa po përdorte zipline (një hedhje me litar).

Bëhet fjalë për Sergio Murillo Lima de Santana, i cili teksa ishte në ziplinte, në video duket i emocionuar për fillimin e ecjes së tij ajrore.

Megjithatë, rreth 30 sekonda më vonë, zipline u shemb, duke bërë që i riu të bjerë në tokë.

https://youtube.com/watch?v=vc2-w1w3KZk

Sipas New York Post, 39-vjeçari ishte i vdekur kur u dërgua në spital pas rënies së tij. Sipas informacioneve, kontrolli i fundit në zipline që ka përdorur 39-vjeçari ka qenë marsin e kaluar.

Pas aksidentit të ndodhur më 10 tetor, autoritetet e rajonit Aracati të Brazilit ndaluan përdorimin e të gjitha ziplines në rajon.