Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë, në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë u përplas me një kamion.
Raportohet se drejtuesi i makinës, i cili mbeti i plagosur ka ndërruar jetë.
35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitali e Korçës, por nuk mundi të mbijetonte pavarësisht ndihmës së mjekëve.
Nga ana tjetër, raportohet se edhe shoferi i kamionit ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas përplasjes, të dy mjetet përfunduan të përmbysura jashtë rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.