Një funksionar i lartë i shtetit është dënuar me vdekje në Korenë e Veriut, për një arsye absurde: ai nuk ishte ulur siç duhet gjatë një takimi zyrtar
Ministri i Arsimit, Kim Yong-Jin, 63 vjec u qëllua për vdekje me urdhër të diktatorit koreano- verior, Kim Jong.
“Ai u dënua për një sjellje të keqe kur ishte ulur në tribunë”, ndërsa mësohet se madje është marrë në pyetje para ekzekutimit, nën akuzat për agjitacion dhe propagandë.
‘Telashet për Kim, nisën pasi ai reflektoi një sjellje të keqe gjatë një takimi në Asamblenë Supreme të Popullit, citon gazeta koreano-veriore, JoongAng Daily.
‘Më pas ai u ekzekutua për idetë e tij antirevolucionare dhe për shkak të qëndrimit të tij autoritar, madje u pushua nga funksionet në muajin korrik”, vijon gazeta.
Pak kohë më parë u njoftua se Kim Yong-chol, një tjetër zyrtar i lartë u dërgua në një fermë ‘ideologjike-arsimore’ për një muaj në qershor dhe korrik, dhe ky ‘për sjellje jo korrekte’.
Ndërkaq Choe Hwi, zëvëndës drejtor i Propagandës dhe Agjitacionit është dërguar në një kamp të njëjtë.
Raportimet e reja korrigjojnë ato të bëra nga Korea e Jugut, ku këto të fundit njoftuan se dy zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut u ekzekutuan me antiajror
Më parë, po nga Koreja e Jugut u njoftua se, Ri Yong Jin, një zyrtar nga Ministria e Arsimit u dënua me vdekje sepse e zuri gjumi në një takim të përbashkët me Kim Jong-un.
Ato quajnë false dhe deklarimet se Hëang Min, një ministër i Agro-Kulturës u dënua me vdekje nga Kim Jong sepse dha ide të reja mbi fermat.
Korea e Veriut është bërë para paranojake javët e fundit sepse një diplomat i tyre i Ambasadës në Londër, dezertoi në Korenë e Jugut dhe sëbashku me gruan e fëmijët vendosi të mos kthehet më në atdheun e tij, Korenë e Veriut.
Ekzekutimi më i egër i Kim Jong ka qenë ai që i bëri xhaxhait të tij, Jang Song Thaek, në vitin 2012, i konsideruar si njeriu i dytë më i fuqishëm i Koresë së Veriut.
Edhe një Ministër i Mbrojtjes, Hyun Yong Chol, gjithashtu besohet se është ekzekutuar vitin e kaluar nën akuzën, tradhëti.





