Aksident me vdekje në Kthesat e Dragostunjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur rreth 30 metra. Njoftimi i policisë bën fjalë për një viktimë, i cili ka qenue pasagjer në automjet.

Automjeti dyshohet se ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur drejtimin e lëvizjes në një kthesë.

Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe ka përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore. Për pasojë automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.