Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, kur gjeorgjiani Asa North u kujtua se kishte lënë në makinë dy vajzat e tij binjake, vetëm 15 muajshe, por për vogëlushet ishte shumë vonë.
Tentativat për t'i shpëtuar vogëlushet ishin të kota, pasi Ariel e Alaynah North ishin lënë për orë të tëra në makinë dhe kishin humbur jetën nga i nxehti. Ngjarja ka ndodhur në Carrollton në Gjeorgji.
Babai i vajzave nuk arrin të kujtojë se për sa kohë i kishte lënë ato të mbyllura në makinë. Autoritetet kanë vënë në pranga babain, i cili sipas policisë kishte qëndruar në një lokal duke pirë alkool, ndërsa vajzat i kishte mbyllur në makinë në mes të vapës.
Asa North do të përballet me drejtësinë për vrasje nga pakujdesia, ndërsa procesi ndaj tij është caktuar për në 2 shtator.





