Një 41-vjeçare nga Kosova është vrarë me armë zjarri në qytetin Winterlingen në Gjermani.
Dyshohet se viktima, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në prani edhe të vajzës së tyre 17-vjecare, e cila është traumatizuar.
Policia ka shoqëruar 48-vjeçarin me nënshtetësi të Serbisë, bashkëshrotin e 41-vjeçares. Shkak për ngjarjen dyshohet një konflikt në familje shkruan media gjermane, presseportal.de.
Policia gjermane vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.





