Ka ndërruar jetë në spital, i riu nga Durrësi që dy javë më parë u përfshi në një aksident tragjik.

Armand Balliu, 31 vjeç, i shtruar në spitalin e Stanta Chiara në Trento, mësohet se nuk ka mundur të mbijetojë nga përplasja tragjike me biçikletë në ‘Nago Veçhia’.

Balliu që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali, ku kishte emigruar nga Durrësi. Ai punonte si kamerier në një nga hotelet e zonësm raportojnë mediet lokale të vendit fqinjë.

Ngjarja

Në 27 gusht i riu sapo kishte lënë turnin e punës dhe kishte marrë biçikletën për t’u kthyer në shtëpi. Por gjatë rrugës ai kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë përtokë. Në këtë aksident ai kishte përplasur kokën me trotuarin.

Menjëherë në vendngjarje kishte ndërhyrë policia dhe ambulanca, e kishte ardhur edhe një helikopter. Por gjendja e Balliut kishte qenë shumë e rëndë.

Ai ishte dërguar me helikopter në spital edhe ku ishte operuar gjatë natës së aksidentit dhe më pas ishte shtruar në reanimacion.

Dy javë nga ngjarja, Armand Balliu nuk ja kishte dalë dot, duke ndërruar jetë në spital. Ditën e hënë, në orën 14.00, i riu nga durrësi do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat Grez ne Riva del Garda.

Dhimbja e familjarëve dhe miqve

Profili në Facebook i të riut nga Durrësi është mbushur plot me mesazhe plot dhimbje të shkruara nga familjarët dhe miqtë e tij. Për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut nga Durrësi ka shkruar një postim në Facebook edhe Organizzazione di solidarietà Internazionale Onlus Rinia:

Sot eshte nje dite e trishte per komunitetin Shqiptar ne Trentino
Me hidherim te madh Familja Balliu dhe shoqata Rinia njoftojne te gjithe te afermit, miqte, shoket se zemra e madhe e Armand Balliu pushoj se punuari dje ne spitalin Santa Chiara ne Trento, nje djal trim qe nuk mposhtej kurre ne cdo sfide ku me buzeqeshjen e tij te ndriconte diten.
Lajmerojme te gjithe ata qe deshirojne ti japin lamtumiren e fundite tek varrezat e Trentos rruga Giuseppe Giusti Trento nga neser date 15 Shtator ora 11 deri te henen date 16 shtator ora 10.
Varrimi do te behet te henen me date 16 Shtator ora 14 tek varrezat Grez ne Riva del Garda.
Falenderojme te gjithe ata/ato qe i ndenjen prane deri ne frymemarrjen e fundit, falenderojme ato qe kerkonin cdo dite, cdo ore, cdo minute e cdo sekond ti jepnin kurajo dhe shprese familjarve sidomos vellait Elsonit qe Armandi te zgjoheshe e te ktheheshe ne shtepine e tij si cdo dite U PREHTE NE PAQE.

***ADDIO GIGANTE BUONO, BENEAMATO DA TUTTI***

M.B.