Ngecja e ushqimit në fyt, ishte shkaku i vdekjes së një 58-vjeçari ditën e djeshme në Tiranë.
58-vjeçari është gjetur i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka” në zonën e Institutit.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar vdekja e shtetasit me iniciale K.B, ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt, raporton Lapsi.al
Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58-vjeçarit.
Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.





