26 maj 2015 – Fati tragjik ndoqi mbretëreshën e maturës në një shkollë të Teksasit, Alisia Ramirez. 18-vjeçarja po kthehej nga festa për në shtëpi, por makina e saj u mor para nga vërshimi i ujërave që kanë mbuluar këto ditë shtetin në SHBA. Vajza ndodhej pak kilometra larg shtëpisë kur ndodhi ngjarja. Ajo kishte telefonuar numrin e policisë dhe të atin duke i treguar se ishte marrë nga uji, por ka qenë tepër vonë. Trupi i saj u gjet disa orë më vonë. Teksasi është përfshirë nga përmbytjet e fuqishme, si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”