Një ngjarje tragjike raportohet nga Durrësi, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.