Një grua e re ka vdekur pasi ra nga një anije turistike ndërsa lundronte në Kanalin Anglez, në veri-perëndim të Francës.
Një alarm u ngrit në bordin e Virtuosa rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës për të kërkuar një grua rreth të 20-tave në veri të shkëmbinjve Le Casquet në Francën veriperëndimore.
Shërbimi francez i kërkim-shpëtimit tha se gruaja u tërhoq nga deti nga një ekuipazh helikopteri. Mjekët më vonë konstatuan vdekjen e saj.
Një pasagjer në anije i tha BBC-së se alarmi ra tre herë për të sinjalizuar se një person kishte rënë në det.
Kompania pronare e anijes tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike dhe mendimet tona janë me familjen” e viktimës. “Për respekt për privatësinë e tyre, ne nuk do të japim detaje të mëtejshme”, shtoi kompania.
Anija e lundrimit Virtuosa me flamur maltez është 331 metra e gjatë dhe 43 metra e gjerë dhe strehon deri në 6,334 pasagjerë dhe 1,704 anëtarë të ekuipazhit. Anija është ndërtuar në Francë në vitin 2020. Aktualisht është ankoruar në Southampton Docks, ku mbërriti nga Spanja.