Një punonjëse e policisë është gjetur pa shenja jete këtë të martë në Gjilan të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë vendase, efektivja 46-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq një hetim është ngritur lidhur me rastin.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan.
Patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”