Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje, është dërguar në spital pa shenja jete.
Policia ka njoftuar se foshnja ishte lidhur në djep dhe është rrokullisur në gjumë.
Raportohet se foshnja është mbytur me litarin me të cilin ishte lidhur në djep.
“Podujevë / 28.08.2024 – NN. Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa shtohet se kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.