Një ngjarje tragjike është regjistruar në Haradara të Prevelit në Kretë. Një çift turistësh amerikanë kanë rënë në greminë ku për pasojë ka humbur jetën bashkëshorti. Burri humbi jetën i pari pak pasi thirri për ndihmë. Partnerja e tij mori plagë të rënda në kokë dhe gjoks, teksa rezultoi se ishte shtatzënë.

33-vjeçarja humbi fëmijën e saj edhe pas përpjekjeve të shumta të mjekëve për të shpëtuar shtatzaninë. Gruaja ndodhet në gjendje kritike ndërsa vlerësohet nga ekipi i bluzave të bardha se ka kaluar në një vdekje klinike.

Familjarët e turistit amerikan ndërkohë kanë marrë vendimin për dhurimin e organeve. Çifti po bënte ecje në këmbë në zonën e e rrezikshme teksa u rrëzuan fatalisht më 23 dhjetor.  Turistja po trajtohet në spitalin e Chanias, ndërsa edhe për të familja e ka marrë vendimin për dhurim organesh, nëse nuk ka më gjendje të kthyeshme, pasi mjekët shprehen se ‘i ka vdekur truri’.

Madje ekipet kirurgjikale kanë mbërritur në ishull për të marrë organet nga Spitali Popullor dhe Onassios. Operacioni i shpëtimit zgjati 4 orë, për shkak të terrenit të vështirë, por pavarësisht përpjekjeve të EMAK, forcave të shpëtimit policor dhe zjarrfikësve, duket se numri i viktimave bëhet tre.