Mësohet nga informacionet paraprake, se një 58-vjeçar nga Kosova i cili punonte si inxhinier në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në punë.
Burimet bëjnë me dije se 58-vjeçari nuk ishte mirë dhe dyshohet të ketë pësuar infarkt, ndërsa trupi do të sillet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Për shkak se ishte shtetas kosovar, ekspertiza e thelluar do të bëhet në Institutin e Tiranës pas veprimeve të para në Korçë.
Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen.





