Dy trena të shpejtësisë së lartë dolën nga shinat mbrëmjen e sotme në rajonin e Kordobës në Spanjë.
Informacione ende të pakonfirmuara raportojnë për dy të vdekur. Ndërsa raportimet fillestare nga El Pais tregojnë se disa persona janë plagosur.
Treni po udhëtonte nga Malaga në stacionin Atocha të Madridit kur doli nga shinat vetëm 10 minuta pasi filloi udhëtimi në Adamo, kur kaloi në një linjë tjetër dhe u përplas me dy vagonë të një treni që shkonte për në Huelva.
Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po ndihmojnë në nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar.
Siç raporton El Pais, në dy trenat ndodheshin rreth 300 persona. Qarkullimi në linjën me shpejtësi të lartë nga Andaluzia në Spanjë është pezulluar.
Descarrila en Córdoba un tren Iryo de larga distancia que circulaba desde Málaga hacia Madrid-Puerta de Atocha, colisionando con un AVE que circulaba en sentido contrario.
— Josema Vallejo (@JosemaVallejo) January 18, 2026
Dos víctimas mortales, varios heridos y atrapados.
Emergencias en el lugar. pic.twitter.com/AHt92RFsiO





