Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur gjatë natës në një spital privat në Tiranë, një vajzë 15 vjeçe ka vdekur gjatë operacionit, ndërsa mjeku anestezist që asistoi në operacion ka tentuar të vrasë veten.
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, në një spital privat, ku gjatë operacionit ka gjetur vdekjen shtetësja B. P., 15 vjeçe.
Ndërsa mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie. Aktualisht ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e viktimës B. P.





