Shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën nga përmbytjet që goditën kryeqytetin e Ugandës, Kampalan, pas reshjeve të rrëmbyeshme të së hënës.
Ndër viktimat ishin dy motra të vogla, njëra 3 vjeçe dhe tjetra vetëm 11 muajshe, të cilat u mbytën në shtëpinë e tyre në periferi të Bukotos. Nëna e tyre është arrestuar dhe akuzuar për pakujdesi, pasi i kishte mbyllur fëmijët në shtëpi për të shkuar në punë. Viktima e tretë fëmijë ishte një djalë, për të cilin ende nuk ka detaje.
Mes viktimave raportohet edhe një punonjës i ambasadës amerikane në Kampala, por Ambasada ende nuk ka komentuar mbi rastin. Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesa, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezik të mëtejshëm, për shkak të mungesës së sistemeve të kullimit dhe ndërtimeve të pakontrolluara.
Severe flooding in Lugogo, Kampala in Uganda this morning…
— Volcaholicpic.twitter.com/DN9ob3IHvN
(@volcaholic1) March 26, 2025