Një ndeshje boksi për titullin WBC në Tajlandë ka përfunduar me fund tragjik. Christian Daghio, 49 vjeç ka humbur jetën pasi dy knockouts nga kundërshtari i tij Don Parueang.
Italiani u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Videoja nga momenti i ndeshjes ka bërë xhiron e botës, ku Daghio rrëzohet në raudin e 12-të pasi mori grushta të shumta në kokë.
49 vjeçari numëronte mbi 2000 luftime profesionale, ku ka fituar edhe shtatë tituj botërorë.Christian Daghio ishte me origjinë nga Italia, por u transferua në Pattaya rreth 20 vite më parë.





