Një tjetër vetëvrasje është regjistruar brenda së njëjtës ditë në Durrës, ku viktimë sërish është një vajzë e re, 24 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa policia informon sot se shtetësia B.B. 24 vjeçe, banuese në Sektor Rinia, është vetëhelmuar në banesë me medikamente mjekësore.
Ajo është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital. Edhe në këtë rast, arsyet që e shtynë për të vrarë veten janë ende të paqarta.
Po ditën e djeshme, oficerja e policisë së Durrësit, Peranxhela Shahini, 23 vjeçe, i dha fund vetëm me një të shtënë pistolete në bark, në katin e dytë të shtëpisë së saj në Katund Sukth. Vetëvrasja e saj tronditi familjarët, të afërmit, si dhe mbarë kolegët e saj në radhët e policisë, duke i mbuluar me mister arsyet që e çuan drejt vetëflijimit (lexo këtu).





