Një ditë më parë DurësLajm publikoi lajmin për aksidentimin e rëndë të një 61-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë. Një ditë pas ngjarjes, pavarësisht se policia pati njoftuar se ai ndodhej jashtë rrezikut për jetën, fatkeqësisht, shtetasi F.K. ka humbur jetën në spital.

Ngjarja

Më datë 21.04.2017, shtetasi F.K., 61 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr. 9, Durrës, duke udhëtuar me biçikletë, është përplasur në murin e një banese e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.