Një fëmijë vetëm 9 vjeç është gjetur i vdekur në shtratin e tij, mëngjesin e sotëm.
Prindërit e tij kanë shkuar për ta zgjuar për ta çuar në shkollë, por kanë konstatuar se vogëlushi i tyre nuk merrte frymë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Bevagna, në rajonin e Umbrias, Itali.
Prindërit kanë njoftuar urgjencën, por kur mjekët kanë mbërritur ata nuk mund të bënin dot gjë për 9-vjeçarin, që kishte vdekur ndërsa flinte.
Sipas dyshimeve të para, fëmija ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si pasojë e një infakti kardiak.
Gjithsesi, priten rezultatet e autopsisë, për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së të miturit.





