Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku sipas informacioneve të para mësohet se një skaf ka goditur për vdekje një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Potamit, ku i mituri, rreth 5 vjeç mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e skafit, shtetasin A.T.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.