Tragjedi në Sferracavallo, një fshat në periferi të Palermos. Një djalë tre vjeçar është mbytur pasditen e sotme në pishinën e shtëpisë së tij.
Megjithatë, dinamika e tragjedisë nuk është ende e qartë. Familjarët e fëmijës ngritën alarmin. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i mituri nuk arriti të mbijetonte.
Mjekët u përpoqën ta ringjallën, por manovrat, të cilat zgjatën shumë, ishin të kota. Zemra e tij e vogël tashmë kishte pushuar së rrahuri.
Sipas informacioneve fillestare, në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm prindërit, pronarë të vilës bregdetare me pishinë. Policia ndodhet ende në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e saktë të ngjarjes.