E reja 19-vjeçe vritet gjatë grabitjes në turnin e natës.

Kristal Bayron-Nieves sapo kishte filluar të punonte në një Burger King në Manhattan.

Ajo u qëllua për vdekje në stomak për vetëm 100 dollarë të dielën, thanë policët dhe të afërmit.

Grabitësi i armatosur hyri në restorantin në 116th Street dhe Lexington Avenue në East Harlem rreth orës 01:00 dhe goditi me pistoletë një klient mashkull përpara se të godiste me grusht në fytyrë një menaxhere femër, tha policia.

Arkëtarja Kristal Bayron-Nieves, 19 vjeçe, i dha grabitësit para nga sirtari, tha një dëshmitar okular.

Krimineli më pas u bë gati për t’u larguar, por u kthye përsëri dhe qëlloi Bayron-Nieves në trup, tha dëshmitari, citon Nypost.

Vrasësi u largua me vetëm 100 dollarë, tha familja e viktimës.

Adoleshentja u dërgua në Spitalin Metropolitan, ku u shpall e vdekur pak kohë më vonë.