Nëse ka ndërmend të futet në librin e rekordeve Guinness, Mauricio Xamparini po ia del mbanë: presidenti siçilian ka pushuar nga puna edhe trajnerin Valter Novelino, duke rikthyer në drejtim Davide Balardinin. Humbja kundër Lacios ka qenë fatale për Novelinon, i cili kishte vetëm pak ndeshje në drejtim, por largimi i tij nuk është një befasi, duke parë “cirkun” e Palermos këtë sezon. Klubisiçilian ka ndërruar 7 trajnerë, por 2 prej tyre janë larguar e rikthyer, ndaj mund të llogariten 9 të tillë deri tani. Pas takimit me presidentin, Balardini ka pranuar të kthehet në drejtim, por është e qartë që ndoshta do të qëndrojë vetëm pak javë dhe ka kohë për të paktën dy trajnerë, që të bëhet fiks një formacion me 11 trajnerë të ndërruar gjatë këtij sezoni tragjikomik.
Tragjikomedi në Palermo
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vazhdojnë përplasjet në Baks-Rrjoll, shoqërohen në polici 20 banorë që kundërshtojnë punimet
SPAK intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, prokurorët kërkojnë informacion mbi pasurinë e saj
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut
Franca në alarm, stuhia Nils shkakton përmbytje historike





