Tifozët e Evertonit presin me padurim mundësinë për të parë më shumë në fushë sulmuesin Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares shqiptare duket se e ka rimarrë veten nga dëmtimi serioz që e mbajti jashtë për disa muaj. Ai debutoi në sfidën që skuadra pati kundër Uolvs, të fituar me rezultatin 4-0.

Trajneri i skuadrës Sean Dyche tha në konferencën për shtyp përpara takimit në transfertë ndaj Arsenalit në Premier Ligë, se Broja do të ketë mundësinë e tij, nëse do të jetë mirë fizikisht.

“E kam në mendjen time! Ai kurrë nuk ka qenë i përjashtuar, përveçse në rastet kur ka qenë i dëmtuar! E aktivizova kundër Uolvs për t’i dhënë atë ndjesinë e të luajturit me ekipin. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por ai po tregon se dëshiron të jetë konkurrues në grupin tonë, e pastaj luftarak në ndeshjen ku luan. U aktivizua pak, por është e kuptueshme se do të ketë më shumë minuta e të përmirësohet në atë çfarë po bën këtu!”.

Pas aktivizimit Broja tha se ishte i lumtur që më në fund kishte luajtur me ekipin e parë. Sfida kundër Arsenalit në “Emirates”, do të jetë e vështirë për Tofis, të cilët gjendjen në vend të 15 në renditje në kuotën e 14 pikëve. Topçinjtë pozicionohen të tretët, me 29 pikë të grumbulluara.