Me largimin e Sulejman Starovës nga stoli i Partizanit shkon në 7 numri i skuadrave të kategorisë Superiore që kanë ndërruar trajner pas përfundimit të dy fazave të para të kampionatit. Të vetmet klube që vazhdojnë të besojnë te teknikët me të cilët nisën sezonin janë kampionët e Skënderbeut, të cilët për të 4-in vit radhazi drejtohen nga Mirel Josa, Laci që prej 2 sezonesh ka në krye një trajner si Armando Cungu dhe Teuta që gjatë verës emëroi në drejtimin e skuadrës Gugash Maganin.
Ndërrimi i trajnerëve ose më shaktë shkarkimi i tyre është një tendencë që ka mbizotëruar gjithmonë në futbollin shqiptar dhe ky sezon nuk përbën ndryshim nga ato të viteve të kaluara. Në këtë kampionat gjithçka me dorëheqjen nga stoli i Vllaznisë të Luan Zmijanit. Pas humbjeve në 5 javët e para të sezonit Zmijani u largua nga shkodranët ndërsa drejtimin e skuadrës e mori drejtori sportiv Armir Grima.
Vetëm 1 javë më pas në të 6-tën erdhi një tjetër dorëheqje ajo e Agim Canajt nga Bylisi. Humbja ndaj Teutës rezultoi fatale për teknikun 53-vjecar, i cili u largua nga ballshiotët duke i lënë vendin fillimisht italianit De Vechis i cili qëndroi vetëm pak ditë në krye të Bylisit.
Më pas drejtimin e skuadrës e mori dyshja e përbërë nga Mariglen Kule dhe Ermal Nexhipi ndërsa në përfundim të fazës dytë presidenti i ballshiotëve Agron Kapllanaj gjeti akordin me Stavri Nicën i cili nuk e ka bërë ende debutimin e tij në stolin e Bylisit.
Dorëheqja e tretë ishte ajo e Samuel Nikajt që u largua nga stoli i Tërbunit pas humbjes së thellë 7-0 ndaj Flamurtarit. Vendin e tij në skuadrën pukjane e mori italiani Luigi Gargano i cili u shkarkua nga drejtuesit e Tërbunit pas disfatës 0-1 në shtëpi ndaj Teutës. Tashmë pukjanët drejtohen nga Viktor Gjoni.
Skuadra e 4-t që ndërroi trajner ishte Tirana. Barazimi 1-1 ndaj Flamurtarit në kryeqytet në datën 17 Tetor nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit e klubit bardheblu të cilët shkarkuan nga detyra Mucën dhe pas disa javësh emëruan në krye të skuadrës një njohje të vjetër të futbollit shqiptar si Ilir Daja.
Largimi i radhës ishte ai çekut Stanislav Levy i cili në fund të Tetorit la Flamurtarin vetëm 4 muaj pasi kishte mbrritur në Vlorë. Problemet financiare te vlonjatët sollën largmin e ish trajnerit të Skënderbeut ndërkohë që drejtimin e skuadrës e mori përkohësisht Gentian Mezani, i cili vazhdon të jetë në krye të vlonjatëve edhe sot.
Një tjetër largim ishte ai Marcelo Troisit nga stoli i Kukësit. Vetëm 1 ditë pas humbjes me rezultatin 1-0 ndaj Teutës presidenti Gjici mori vendimin për të shkarkuar trajnerin brazilian, duke emëruar si timonier të ri verilindorëve Klodian Duron.
Gjithcka mbyllet me Partizanin, largimi i Sulejman Starovës erdhi si një rrufe në qiell hapur për opinion sportiv në vend edhe pse ky i fundit do të vazhdojë të ketë një post drejtuesi në klubin e Kuq. Tashmë misioni i vështirë për të udhëhequr Partizanin drejt fitimit të një titulli kampion pas më shumë se dy dekadash do ti takojë italianit Andrea Agostinelli.