Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, e ka cilësuar humbjen ndaj Partizanit si një tjetër rast ku ekipi i tij ndëshkohet me çdo gabim që bën.

“Nuk mund t’i vëmë fajin sot finalizimit, nuk ishte dita jonë më e mirë, sidomos pjesa e parë. Nuk e interpretuam siç donim dhe si e kishim përgatitur këtë ndeshje. Na vret më shumë se me dy episode ndëshkohemi, me ndjesinë time them se ishte ndeshje për barazim 1-1 por ja që humbëm dhe kjo na dhemb. Ky është pishmani më i madh, nuk krijuam shumë situata, në 20 metrat e fundit zgjedhjet nuk janë siç e duam. Të jemi të sinqertë, nuk ishte ndeshja më e mirë, sidomos në pjesën e parë. Në të dytën u munduam, por duhet të ishim më cinik, të vendosur e këmbëngulës që të realizojmë.

Gabimet? Atë i thashë edhe Jazxhi e Zongos, që tani shënuam por te jemi të kujdesshëm e fokusuar, në mrbojtje duhet të mbajmë ekuilibrin. Kjo më vjen keq, biles edhe duhej shfrytëzuar më shumë Fofana, duhet të kënaqemi me angazhimin e tij dhe i hapi shumë punë Partizanit. Ky është futbolli, dikush sot është i zemëruar e dikush i kënaqur. Më vjen keq për golat si i pësojmë, jemi gjithmonë 2 kundër 1 për ne dhe pësojmë. Diçka nuk funksionoi, bëmë gabime  duhet të marrim përgjegjësitë. Marrim një top pas shpine 2 kundër një 1 dhe pësojmë gol. E njëjta gjë edhe në minutat e fundit që pësojmë të dytin, duhet të jemi akoma më me eksperiencë, të interpretojmë apo të jemi të fokusuar deri në fund. Nëse nuk je në ditën më të mirë, edhe 1-1 duhet respektuar, është një mësim jashtëzakonisht i mirë për ne, na dhemb dhe duhet nga unë i pari, të marrim përgjegjësinë pse ndodhi dhe ku ishte gabimi e çfarë duhet të bëjmë. Më vjen keq se ishte ndeshje e ekuilibruar, një ndeshje për barazim, por ja që u ndëshkuam.

Fofana? Të dija më parë e fusja, por para 3 ditësh ka ardhur me ne, me Dinamon erdhi, duhet dhënë koha e duhur. Janë gjëra që nuk i shohim e parashikojmë, por e thashë, nuk ishte dita jonë më e mirë, mënyra si interpretuam e zhvilluam. Bëmë dy gabime dhe u goditëm, e pësuam dhe më vjen keq, nuk i shfrytëzojmë kur i bëjnë kundërshtarët, ndërsa janë të njëjtat situata dhe nuk e di se si shkon kjo punë.

I thashë Tolit tre herë që duhet të punonte me mirë me Fofana, të kërkonte atë, por është zgjedhje e atij. Janë gabime, futbolli është lojë gabimesh, sot bëmë dy dhe u ndëshkuam. Kjo të vret më shumë se dakord kur një ekip dominon, luan më mirë, i japim dorën, bravo të qoftë. Por kur ti ndëshkohesh 2 kundër 1, ishim mirë të vendosur dhe lojtari i Partizanit shënon, kjo të dhemb më shumë”, tha Dobi.