Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ka theksuar se fitorja e ekipit të tij ishte e rëndësishme për vazhdimësinë.“Vazhdimësia, atë e thamë edhe tani te dhoma e zhveshjeve, që të mos dalim në vetëkënaqësi. Vazhdimësia ka rëndësi, stabiliteti në jetë. Sepse mund të bëjmë një analizë të shkurtër. Ndoshta sot nuk ishte interpretimi jonë më i mirë që kemi treguar, por ka qenë nga interpretimi i shpirtit, shpirtit luftarak ose shpirtit të sakrificës sot. Kemi bërë ndeshje akoma më të mira, ndoshta e kemi humbur apo barazuar, por në një moment të vështirë që ishim pas situatës me Egnatian. që unë mendoj që nuk e meritonim atë rezultat, por ky është futbolli. Sot e tregoi prapë futbolli që nëse do të kesh stabilitet, do kesh vazhdimësi, vazhdon konsistent te puna që bën, ajo kthehet. Si them, puna paguhet, me kuptimin e mirë, jo paguhet te financat.
Dua të them me sinqeritet që gjithmonë rezultati është shumë i rëndësishëm, por unë nuk jam me atë mendimin që të luaj keq dhe të fitoj. Normale, sot kishim nevojë për tre pikët. Ishin tre pikët më shumë, për punën që bëjmë çunat çdo ditë dhe për çdo ndeshje që japin shpirtin. Por në disa momente nuk kemi qenë konsistentë ose s’kemi pasur stabilitet, apo me gabime individuale. Por sot kjo është e vërteta. Ky është futbolli, prandaj quhet sporti më i bukur. Unë kam qejf që të luaj mirë. Të kënaqemi, një jetë kemi. Unë besoj që bëjmë një punë që e dashurojmë, ku ka kënaqësi më të mirë. Nuk është e gjithë bota. E di që ndonjëherë vjen stresi, është pjesë e jona, emocionet janë pjesë. Por mua më pëlqen dhe vetë nga natyra ime mundohem t’ia transmetoj ekipit. Duhet të punoj, të kënaqem, të fitoj dhe të kem zhvillim individual në dobi të ekipit e suksesit.
Kur themi për sakrificat, them që ndonjëherë lojtarët dalin nga roli vetë, bëjnë diçka më shumë për shokun, për ekipin. Kjo quhet sakrificë. Siç e thashë më lart, nuk punon në minierë një mijë metra nën tokë, që ai sakrifikon çdo ditë. Ai kënaqet për të luajtur aty, por sakrifikon është fjala.
Do të jemi i sinqertë, ne kemi tre lloje presingu ose vendosje, e lartë, e mesme dhe e poshtë. Edhe Dinamos duhet t’i jepnim meritat, na detyroi të merrnim masat e na detyroi të bënim vendosje të ulët, duhet t’i japim merita se me të vërtetë Dinamo ka momentet e veta të vështira, por nga ana si si interpreton futbollin, është ekipi që na vë më shumë në vështirësi. Sot funksionuam me vështirësi, i dhamë këshilla ekipit që të ishim në presing të mesëm, se e dinim që Dinamo tenton me topat vertikal, ka lojtarë driblues dhe janë çunat që morën meritat e asaj pune.
Në fillim, na vunë vështirësi dhe Dinamo, duhet ta pranojmë. Pastaj me kalimin e kohës çdo gjë e morëm në kontroll, domethënë, nuk i lamë ato, si të them, qendrën e mesit, pavarësisht se Dinamo e shumëfishon me lojtarë, do të krijojë superioritet numerik në mesfushë. Ndonjëherë duhet të adaptohesh me situata. Në ndeshjen e sotme mendoj që çunat kanë meritë që u adaptuan jashtëzakonisht dhe vetvetiu, domethënë, bënë një lloj përshtatjeje. Sot zgjodhëm që të ishim më mirë ne qendër me Arifin dhe me me Oliverin. Të ishim pak më brenda, nuk luajtëm shumë nga krahu. Donim që të nxirrnim Tolin dhe Përgjonin. Në disa raste funksionoi, disa raste jo, por themi që po të ishim pak më cinikë, në dy tre raste kishim mundësi dhe që mund të dilnim akoma më mirë.
Në këto ndeshje t’i zhvillon karakterin, duhen luajtur. Çfarë do të ndodhin zhvillon karakterin, janë si një finale. Do të futemi me dëshirë dhe vullnet për ta fituar, se çfarë vjen më pas t’ia lemë fushës, fusha i tregon të palarat”, tha Dobi.





