Federata e Futbollit turk ditën e sotme ka bërë me dije se ka shkarkuar trajnerin e kombëtares turke Fatih Terim pas incidentit të ndodhur mbrëmë në një restorant.

Fatih Terim është një mit në Turqi aq sa i marrin mendim për çdo gjë ndërkohë që nuk ka shënuar ndonjë arritje të madhe si trajner i kombëtares turke që nga viti 2013.

Ish-trajneri i turqve ka qenë i pranishëm me nipërit e tij në restorant dhe së bashku kanë lënduar së paku 5 persona. 

Federata turke nuk e ka patur shumë nëpër mend dyshimin për ta shkarkuar trajnerin por me tu bërë publik lajmi,Terimit iu shpall shkarkimi.