Pep Guardiola ka gëzuar tifozët e Manchester Cityt me deklaratën e fundit.

Tekniku spanjoll është në vitin e fundit të kontratës, dhe ka zbuluar se mund të qëndrojë te “Qytetarët”. 

“Sigurisht që nuk do të qëndroj edhe 8 vite të tjera te City. Dua të jem i sigurt se vendimi që do të marr do të jetë i duhuri. Jo vetëm për mua, por edhe për klubin dhe futbollistët. 

Jam shumë i sigurt se nuk do të qëndroj për 8 vite të tjera, sepse jam i idesë se është pozitive dhe gjë e mirë të rifreskohen lojtarët dhe trajnerët. 

Në të njëjtën kohë ne kemi pasur sukses, duke fituar përsëri Premier League. Do të më pëlqente të qëndroja… Do të doja të isha pjesë e Cityt edhe në Botërorin për Klube”, tha Pep. 

Botërori për Klube fillon në datën 15 qershor të vitit 2025.

Gjatë këtyre viteve në ishull, Pep Guardiola ka fituar në total 17 trofe me Manchester Cityn, ku bien në sy 6 titujt kampionë të Anglisë.