Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, ka konfirmuar veten si trajneri i ardhshëm i Liverpool-it dhe ka zbuluar planet e tij.

Në fund të fitores 5-0 të Feyenoord kundër Zwolle, Slot u pa duke përshëndetur tifozët në tribunat e De Kuip, në atë që dukej si lamtumira e tij e fundit me vetëm një ndeshje të mbetur në shtëpi për skuadrën holandeze.

“Përshëndetja ime me tifozët dukej si një lamtumirë për shkak të të gjitha raportimeve në media. Mendoj se ata presin që unë të largohem. Po, kjo është diçka që mund të themi. A do të bashkohem me Liverpoolin? Nëse konfirmimi zyrtar vjen dhe jam 100% i sigurt se do të shkoj në Anfield”.

Më pas trajneri holandez zbuloi se do të kontaktoj Klopp-in gjatë marrjes së ekipit në dorëzim.

“Unë mendoj se është normale që nëse shkon në një klub të ri, dhe nëse ky do të ishte Liverpooli, është normale të kontaktosh me ish-trajnerin. Unë e bëra këtë kur shkova në Feyenoord. Është më se normale që të gjitha njohuritë që ka një person që ka punuar disa vite në atë klub dhe në situatën e tij nëntë vjet. Por nëse do të ketë një konfirmim zyrtar, kur të përfundojë sezoni, do të ishte e çuditshme nëse nuk do ta telefonoja atëherë”.

Është raportuar se Liverpool do t’i paguajë Feyenoord-it një kompensim prej 9 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë për të prishur kontratën aktuale të Slot.