Mikel Arteta erdhi në krye të Arsenalit dhe ka nisur menjëherë nga puna duke vendosur objektivat për merkaton e janarit, që mund të ndryshojnë disi skuadrën në këto momente të vështira.

Trajneri i “Topçinjve” ka hedhur sytë nga Juventusi dhe pëlqen shumë mesfushorin Adrien Rabiot, siç raporton “The Times”.

Francezi që iu bashkua Juventusit me parametra zero, në merkaton e verës nuk po merr shumë minuta te “Zonja” dhe deri tani po lë për të dëshiruar me paraqitjet e tij.

Duke parë që Granit Xhaka me shumë mundësi do të largohet, Arteta nuk humbet kohë dhe është gati ta zëvëndësojë më një emër të njohur. Mbetet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit, që pritet të ketë jo pak surpriza.