Granit Xhaka është kthyer në një çështje tek Arsenali. Reagimi i mesfushorit shqiptar kundër tifozerisë së tij në momentin kur u zëvendësua gjatë një ndeshje, shkaktoi zemërim të madh.
Xhaka nuk është grumbulluar në katër ndeshjet pasardhëse me Arsenalin pas atij gjesti, ndërsa i është hequr edhe shiriti i kapitenit. Ndërkohë, trajneri Unai Emeri është shprehur se nuk mund të thotë nëse Xhaka do të përfaqësojë sërish londinezët.
“Na nevojitet një lojtar si Granit Xhaka. Por gjithashtu, nuk e di nëse ai do të luajë sërish për ne. Nuk mund ta them, nëse është ai, mundet në mendjen e tij të vazhdojë të ndihmojë dhe të mbrojë fanellën e Arsenalit. Mendoj se koha do ta tregojë”, u shpreh Emeri.





