Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas barazimit 0-0 në Madrid kundër Getafes. Edhe vetë ai ka qenë protagonist me kartonin e kuq të marrë në pjesën e dytë. Numri një i stolit katalanas ka shpjeguar episodin, duke e quajtur të pakuptimtë vendimin e gjyqtarit për ta përjashtuar. “I thashë se po lejonin shumë faulle. Për këtë më përjashtoi. Një ditë tjetër patëm një takim me arbitrat dhe ndryshimi i parë në rregull që na thanë ishte se do ta kuptonin, por në fakt duket se nuk e kanë kuptuar ata.
Ajo që ndodhi në fushë ka rëndësi. Ne u përpoqëm gjithsesi, por nuk ia dolëm. Mendoj se e meritonim të fitonim, por nuk mjaftoi”, deklaroi Ksavi. Ksavi foli dhe për kartonin e kuq të Rafinjës.“Çështja ‘Rafinja’ është një mori gjërash. Gjyqtarët lejuan çdo goditje ndaj tij dhe në të parin reagim të tij e nxorën me të kuq. Është për të ardhur keq. Dua ta nisnim me fitore, por edhe vitin e kaluar e nisëm njësoj dhe përfunduam mirë”.





